Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Nuk do e lë asnjëherë Partinë Socialiste!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë maratonë me 300 pyetje përballë gazetares Rudina Xhunga foli edhe për “pasardhësin” e tij në PS. Ai tregoi për herë të parë se nuk ka ndërmend ta lërë PS.

Edi Rama: Unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës.

Rudina Xhunga: Po mirë, s'keni ndërmend të zgjidhni, po keni ndërmend ta lini të vazhdojë, se duket sikur çdo njeri që shfaq ambicie ose krijon idenë se shfaq ambicie...

Edi Rama: Unë ua kam thënë që mos mendoni se kujt i vjen radha se nuk është hapur gara. Bëjini hyzmetin karrierës suaj dhe figurës suaj duke bërë detyrat tuaja. Pastaj kur vjen momenti i kalimit të stafetës, stafeta kalohet ose duke ikur dhe duke e lënë gjënë në rrjedhje të lirë siç unë kam ndërmend ta lë, unë nuk do lë Partinë Socialiste.

Rudina Xhunga: Nuk do largoheni nga Partia Socialiste?

Edi Rama: Jo. S'kam arsye pse unë të largohem. Jo. Do jem, do jem anëtar i organizatës së Surrelit.

Intervista vjen si një bashkëpunim mes podkastit “Flasim” të kryeministrit Rama dhe emisionit “Shqip” të Rudina Xhungës në DritareTV. Këtë herë rolet përmbysen: në studion e podkastit, nuk është Edi Rama ai që drejton bisedën, por Rudina Xhunga, e cila e vendos përballë rreth 300 pyetjeve.

Së shpejti në Dritare TV!/L.F-dritare.net