Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Pamje mbresëlënëse nga vilat lundruese të Emirateve

Pamje mbresëlënëse nga vilat lundruese të Emirateve
Për ata që e konsiderojnë horizontin mbresëlënës të Dubait ose ishujt e rremë të palmës si jo mjaft ekzotike, ekziston një eksperiencë e re për pushime në Emirate. Një fshat i vërtetë me vila nënujore prej 4000 hektarësh është ndërtuar në ishujt e bërë nga njeriu, duke premtuar pamje panoramike të Gjirit Persik nën det.

Vila e parë “Floating Seahorse”, (kali i detit lundrues) u zbulua vitin e kaluar, por këto ndërtesa të reja nënujore që kushtojnë 2.5 milionë paundë janë të përshtatshme për të gjithë familjen.

Vilat kanë tre nivele që mund të modifikohen sipas dëshirës së pronarit. Një nivel është plotësisht i zhytur nën ujë, dhe ka një dhomë të madhe ndenjeje dhe një dhomë argëtimi me pamje nga një “kopsht” me shkëmbinj koralorë.

Do të ketë më shumë se 125 vila të tilla deri në vitin 2018, kur pritet inaugurimi i të gjithë “fshatit”. Ky projekt ka nisur 15 vite më parë. “Ndërtimi i Botës”, arkipelagu artificial në formën e hartës botërore është rreth 3 km larg brigjeve. Janë 300 ishuj artificialë të përdorur për të.