Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Orion Gliozheni: Ju tregoj bebet in vitro, ngrirjen dhe dhurimin e vezëve

Orion Gliozheni: Ju tregoj bebet in vitro, ngrirjen dhe dhurimin e vezëve
Në njësinë bashkiake numër një, te tregu elektrik, prej gati një muaji është hapur pa shumë zhurmë një klinikë ku ofrohet kujdes shëndetësor për gratë dhe vajzat. Është Klinika Gliozheni.

Kur hyn aty brenda, nuk hyn thjesht në një klinikë, hyn në histori. Historinë e dinastisë Gliozheni. Shumëkush e di mirë kush ka qenë Koço Gliozheni. Kontributi i jashtëzakonshëm i të cilit, i dha udhë një prej familjeve shqiptare të mirënjohura për zhvillimin e obstetrikës  dhe gjinekologjisë. orioni 18

Orion Gliozheni është djali i Koço Giozhenit. Elko dhe Emi janë fëmijët e tij, Krestoni është nipi i tij. Emrat e tyre dhe shumë mjekëve të rinj, janë në  dyert e bardha të atyre korridoreve gjithë laboratorë dhe salla, në klinikën Gliozheni, ku po shkruhet një erë e re në gjinekologji.

Tepër modest, doktor Orioni tregon se në këtë klinikë ofrohet kujdes shëndetësor nga një staf profesional. Por madhësia, ndërtesa, teknikat dhe kujdesi shëndetësor i specializuar, ka dimensionet e një spitali të vërtetë, ku përveç kujdesit shëndetësor ofrohen edhe teknikat apo fjala e fundit e shkencës. E tillë është edhe metoda ‘in vitro’, e njohur si bebe në epruvetë, mundësi për të gjithë ato çifte që kanë nevojë për një ndihmë për të sjellë në jetë një fëmijë.

orioni 19Në hollin e klinikës së doktor Orion Gliozhenit, sapo hyn përballë shikon dy “instalacione”. Bëhet fjalë për dy faqe muri në të cilat janë vendosur një pjesë e fotove të bebeve që mjeku shqiptar ka sjellë në jetë nëpërmjet metodës ‘in vitro’.

“Kam bërë fotot në fillim dhe i vendosa njëri pas tjetrit, kanë qenë të parët se pastaj lista ishte shumë e gjatë, nuk kishte më hapësirë për t’i vendosur të gjithë”, thotë doktori.

Sot fëmijët e parë që erdhën në jetë nga metoda ‘in vitro’, binjakët e parë që lindën në 2005, janë 11 vjeç. Në foton e shkrepur që daton në 2005, i buzëqeshur qëndron doktor Gliozheni i cili mban në të dy krahët e tij të sapolindurit. Edhe pse me diskutime, xhelozi apo vështirësi,  ai ia doli, ishte i pari që lëvroi këtë lloj metode në Shqipëri. Sot ai është mjeku i parë i cili për njerëzit e thjeshtë shpesh etiketohet edhe si “doktor in vitro”.orioni 22

Sot, pas 12 vitesh përvojë në fushën e 'in vitro-s', doktor Gliozheni na tregon se çfarë po ndodh në vendin tonë, cilat janë problemet e çifteve që kanë paaftësi për të riprodhuar, shanset e tyre për të lindur një fëmijë.

Ngrirja e vezoreve, ‘social freezing’, a ka vajza shqiptare që e bëjnë dhe kush ka nevojë për të ngrirë vezoret sot, për të lindur një fëmijë të shëndetshëm nesër? A ka në vendin tonë dhuruese të vezoreve, a ka meshkuj që dhurojnë spermatozoidet?

Po për gratë e reja apo burrat në moshë të re të cilët kanë probleme shëndetësore, që po kryejnë radioterapi, a ka mundësi që ata të riprodhojnë në mënyrë të shëndetshme?

orioni 23Sipas mjekëve në të gjithë botën, rritja e numrit të çifteve që kërkon të riprodhojë nëpërmjet metodës ‘in vitro’ është në rritje. Shkalla e sterilitetit është në rritje, për shkak të ushqimeve të pakontrolluara, rrezatimit, pesticideve, insekticideve, obezitetit.

Ndotja e mjedisit, rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, rritja e moshës së lindjes së fëmijës së parë për gratë, po ndikon në rritjen e problemeve dhe shtimin e kërkesave për të përdorur fekondimin ‘in vitro’.

Për t’u informuar më mirë, por edhe për të zgjeruar njohuritë për mundësitë që ofrohen sot në Shqipëri, për kujdes shëndetësor në sferën e problemeve femërore, takuam mjekun Orion Gliozheni, i cili përveç informacioneve nëpërmjet dritare.net bën edhe një apel për të gjitha vajzat dhe gratë shqiptare. Ja se çfarë thotë ai…

Dritare.net- Doktor Gliozheni, ju keni qenë i pari që keni nisur metodën ‘in vitro’ në Shqipëri, (bebe në epruvetë), fëmija i parë ka ardhur në 2005. Si paraqitet situata sot, kërkesat për të sjellë në jetë një fëmijë nëpërmjet përdorimit të kësaj metode, janë shtuar, apo pakësuar?

Gliozheni: Është e vërtetë që kemi qenë të parët për fekondimin ‘ìn vitro’ në Shqipëri. Sigurisht fillimi nuk ka qenë i lehtë për shumë arsye, qoftë për vështirësitë teknike, pasi aparaturat kushtojnë, medikamentet kushtojnë, janë teknika që kanë një koste, kërkon njerëz të formuar, jo çdo gjinekolog mund ta bëjë këtë procedurë. orioni 3Padyshim që fillimi ka pasur edhe kundërshtitë ose përplasjet, për ta penguar këtë proces. Por gjërat kanë kaluar, në Shqipëri ka klinika serioze që punojnë në këtë fushë.

Ndërkaq edhe çiftet, të cilët kanë nevojë që të kenë një fëmijë me këto metoda, janë në rritje. Padyshim edhe gjendja ekonomike është disi më e mirë, krahasuar me 12 vjet më parë dhe mundësia për ta përballuar këtë metodë është më e mirë dhe si rezultat, numri i fëmijëve që lindin nga këto metoda është shtuar.

Dritare.net-Përse kërkesa për të pasur një fëmijë me këtë metodë është në rritje?

Gliozheni: E para, sepse është rritur numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe gjithashtu  procesi i arritjes së shtatzënisë së parë kryhet në një moshë më të madhe. Nëse dikur vajza martohej 20 vjeç, tani mosha e martesës është rritur. Ndotja e mjedisit ka një rol të rëndësishëm, insekticidet, pesticidet, radiacioni, ushqimet jo të kontrolluara, obeziteti, të gjitha këto ndikojnë më shumë te mashkulli se te femra, për pasojë edhe në Shqipëri, si në të gjithë botën, numri i meshkujve me probleme është në rritje. Vlerësohet se meshkujt janë më të ndjeshëm ndaj këtyre faktorëve. 15 deri në 20 për qind kanë problemeve sterilitetin dhe gjysma e tyre zgjedhin fekondimin ‘in vitro’. Sigurisht një pjesë e tyre e arrijnë me metoda më të thjeshta, por 5 deri në 8 për qind kanë nevojë për teknikat e fekondimit ‘in vitro’.

orioni 8Dritare.net -Sa janë shanset për të pasur sukses nëpërmjet kësaj metode?

Gliozheni: Shanset  janë të lidhura me problematikën që ka çdo çift; nëse çifti është në moshë të re sidomos gruaja, shanset shkojnë deri në 60 për qind. Mosha e re konsiderohet nën 35 vjeç dhe mbi 40 vjeç, shanset shkojnë nga 5 për qind deri në 10 për qind. Sigurisht shanset  e suksesit lidhen edhe me nivelin e klinikave. Klinikat që kanë teknologji

bashkëkohore dhe staf profesional, padyshim që kanë rezultate më të mira sesa klinikat e vogla me teknologji të vjetër dhe me një staf jo në nivelin e duhur.

Pse duhet të dhurosh  vezë

Gliozheni: Çfarë ndodh kur njëri nga partnerët kërkon të riprodhojë, por ka paaftësi absolute për të riprodhuar? Në rastet e grave që nuk janë në gjendje të prodhojnë vezë, qoftë për arsye të moshës ose për një plakje të parakohshme të vezoreve, ose edhe si rezultat i një operacioni të bërë në vezore, lind nevoja e dhurimit të vezoreve nga një grua e shëndetshme. Ky proces është i kontrolluar nga ana mjekësore. Ata që dhurojnë, i nënshtrohen analizave dhe janë në moshë nën 35 vjeç. Në këto raste vezët e dhurueses bashkohen me spermatozoidet e bashkëshortit, krijohen embrionet në laborator dhe këto embrione futen në mitrën e gruas.orioni 1 Kështu gruaja do të ketë një fëmijë që është biologjikisht 50 për qind i çiftit, por që do të lindi nga barku i vetë gruas. Në Shqipëri akoma ka një mentalitet të prapambetur dhe gratë, vajzat shqiptare, e quajnë turp ose nuk e marrin në konsideratë procesin e dhurimit të vezëve. Ndërkohë që, ashtu sikundërse njerëzit dhurojnë gjakun, përse mos të dhurojnë edhe vezët? Janë gati të dhurojnë gjakun, por kur vjen puna për të dhuruar vezët, stepen. Ky është një proces fare i thjeshtë, pa rreziqe për gruan dhe ndihmon, sjell gëzim në familjen e një çifti me probleme që nuk kanë një fëmijë. Në këtë aspekt do t’i bëj një thirrje edhe grave, edhe vajzave të cilat janë të gatshme për ta bërë këtë proces, të paraqiten pranë klinikës ose pranë mjekut për të marrë informacionin e nevojshëm, për të dhuruar vezë.

Pse të dhurosh spermë

orioni 2I njëjti proces është i vlefshëm edhe për meshkujt të cilët e kanë të pamundur të prodhojnë spermatozoide. Edhe në këto raste lind nevoja e një dhuruesi të spermës i cili është njësoj i shëndoshë dhe i kontrolluar. Tashmë në Shqipëri

është krijuar një kulturë në dhurimin e spermës, në radhët e meshkujve bëhet më thjeshtë, por nuk mund të krahasohemi me vendet e botës.

Janë në miliona rastet në botë të fëmijëve të lindur nga dhurimi i vezëve, këta janë fëmijë plotësisht të shëndetshëm dhe pikërisht dhurimi i vezëve ka sjellë gëzimin në familje të pashpresa, të rrezikuara për divorc, për shkak të paaftësisë në riprodhim.

Ngrirja e vezëve për gratë në karrierë dhe jo vetëm

Dritare.net- ‘Social freezing’, kujt i vlen dhe çfarë të mirash ka, si vlerësohet ky proces në Shqipëri, ka femra të cilat ‘ngrijnë vezët’?

Gliozheni: Në kontigjentin e grave të cilat kanë vështirësi për të riprodhuar për hir të moshës përfshihen edhe gratë në karrierë profesionale, të cilat përpiqen të shtyjnë moshën e lindjes së fëmijës së parë, për shkak të punës. Kjo është bërë shumë evidente në vendet e zhvilluara, Italia e ka moshën mesatare rreth 34 vjeç dhe një pjesë e madhe e grave mendojnë për të lindur rreth moshës 40 vjeç, moshë ku kualiteti i vezëve nuk është më si në moshat e reja dhe aftësia për të riprodhuar ulet ndjeshëm. Ky fenomen ka filluar të ndjehet edhe në vendin tonë. Në  këto raste, këtyre grave iu ofrohet një mundësi e re për të ruajtur aftësinë e tyre riprodhuese. Qysh kur janë në moshë të re, nën 35 vjeç, mund të ruajnë në ngrirje vezët e tyre për t’i përdorur në një moshë më të madhe, kur t’i nevojitet.

Ky proces njihet sot si ‘social freezing’ dhe në vendet e zhvilluar ka shumë gra që e aplikojnë këtë teknikë, për të ruajtur aftësitë e tyre riprodhuese.

Ka dhe një kontigjent grash. Ato që duhet të operohen për shkak të tumoreve, që po trajtohen me radioterapi, mund të ruajnë vezët përpara radioterapisë dhe t’i përdorin në një fazë të dytë.

Edhe burrat që kanë një tumor, që do të bëjnë radioterapi, ruajnë spermën në ngrirje për ta përdorur në një fazë të dytë.

Edhe në Shqipëri kemi filluar të kemi shumë rastet të tilla dhe sot klinika jonë e ofron këtë mundësi për këdo që ka këtë nevojë.

Kompensimi për dhurimin e vezëve

Procesi i dhurimit të vezëve në të gjithë botën ka një kompensim. Ky kompensim në vendet evropiane aktualisht shkon në 1 mijë euro. Edhe klinika Gliozheni ofron kompensim.

Legjislacioni për dhurimin

Aktualisht legjislacioni shqiptar e lejon si dhurimin e vezëve ashtu edhe spermatozoidet. Ky ligj është miratuar rreth vitit 2001-2002 dhe njihet me emërtimin “Ligji i shëndetit riprodhues”./dritare.net/

Për informacion: www.klinikagliozheni.com

[cycloneslider id="klinika-gliozheni"]