Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Orgazma femërore dhe burrat që s’ia kanë haberin

Orgazma femërore dhe burrat që s’ia kanë haberin
Të themi të vërtetën, pas shumë shekujve në errësirë, ku mendohej se orgazma femërore nuk ekzistonte, apo ishte një simptomë e dëlirëve psikike, tashmë rëndësia e saj është botërisht e pranueshme. Po flitet për të gjithmonë e më shumë, pasi ka të bëjë me edukatën seksuale.

Le të kuptojmë përse ekziston orgazma femërore, kush është funksioni biologjik dhe nga ndryshon nga orgazma mashkullore.

Që orgazma është e rëndësishme në jetën e çdo femre nuk ka asnjë dyshim. Me anë të orgazmës mashkullore, realizohet fekondimi, pra vazhdimësia e jetës, duke qenë se ka të bëjë me transferimin e spermës në trupin e femrës. Pa orgazëm femërore sërish ka vazhdimësi jete. Ku qëndron rëndësia nga ana shkencore, pra?

Disa biologë kanë deklaruar se orgazma femërore ndihmon në fekondim, duke ndihmuar në tërheqjen e spermës. Por mbetet vetëm një teori. Ka nga ata që mendojnë se orgazma femërore nuk ka asnjë ndikim në riprodhim, duke e krahasuar atë me thithkat e meshkujve, që fundja nuk i hyn në punë askujt.

Richard Prum, biolog i Universitetit Yale, duke u bazuar në teorinë e lashtë të Darvinit, ka konfirmuar se orgazma femërore ekziston si evolucion i kënaqësisë seksuale në përgjithësi. Si pasojë, arritja e orgazmës cilësohet një nga kriteret kryesore të femrave në përzgjedhjen e partnerit.

Me keqardhje, pra femra, duhet  të pranojmë se orgazma femërore nuk ka asnjë rol biologjik, ama është një produkt kulturor dhe psikologjik që lidhet drejtpërdrejtë me kënaqësinë seksuale.

Ama të gjitha femrat anë e mbanë konfirmojnë faktin se orgazmat ndryshojnë humorin e tyre gjatë një dite, gjendjen shpirtërore, lidhet me vlerësimin e marrëdhënies dhe konsideratën për partnerin.

Kështu që, të dashur meshkuj, mendojeni mirë nëse po bëni maksimumin tuaj në jetën seksuale pasi pa e kuptuar, mund t’ju bëjnë edhe dalje./Përshtati Elira Kadriu/Dritare.net

Burimi: Freedamedia.com