
Nga Etleva Kondakçi
Nuk i mbaj mend mësuesit mendjemëdhenj, ata që me gjithë qenien e tyre dukej sikur thoshin “Unë jam kaq i zoti, saqë sado që të rritesh e të mësosh, largësia mes nesh ka për të mbetur vite drite larg”.
Mbaj mend, nga ana tjetër, mësuesin e anglishtes. Na vuri një herë në klasë të pestë të mësonim përmendësh vargjet:
Where are you going to, my little cat?
I’m going to town to buy a hat.
What!? A hat for a cat? A cat in a hat?
Who ever saw a cat in a hat?!
Pastaj na bëri të garojmë dyshe-dyshe se kush do ta thoshte më saktë dhe më shpejt. Në fund, më tha: “OK, tani do ta provojmë bashkë”. Nuk e di nëse më la me dashje ta fitoja garën, por shpesh mendoj se ajo ishte shtysa për t’iu dhënë anglishtes.
Mësues nuk bëhesh, lind/M.M-dritare.net

















