Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nxori fëmijët nga shtëpia dhe i preu fytin gruas, porosia: Amanet fëmijët se unë ika

Nxori fëmijët nga shtëpia dhe i preu fytin gruas, porosia: Amanet
Banorë të fshatit  të vogël Drizë në Kuçovë janë të tronditur nga krimi në familjen Luzi, ku burri i mori jetën me thikë bashkëshortes së tij. Ata thonë se 57 vjeçari, Ruzhdi Luzi, ishte njeri i thjeshtë dhe punëtor. Të shokuar, të afërmit thonë se autori nuk kishte rrëfyer kurrë për probleme në martesën e tij, dhe ishte person i qetë. Ata përjashtojnë versionin e dhënë nga policia, se ngjarja ka pasur si shkak xhelozinë. Ruzhdi Luzi dhe Majlinda Luzi 49 vjeçe që mbeti e vdekur, ishin prindër të tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

"Absolutisht. Ka qenë njeri fukara, i vuajtur në punë si ai dhe ajo. E kemi ndihmuar shumë. Punonte punë bujqësie, e merrnin dhe komshinjtë për të punuar, punonte për copë buke, merrte ndonjë lekë dhe mbante fëmijët gjallë.Kanë tre fëmijë. Fëmijët kanë qenë në gjumë, në dhomën tjetër. I kishte nxjerrë i vëllai dhe i kishte dërguar tek e ëma. Ai kishte marrë vetë policinë në telefon hajde se unë e bëra këtë gjë. “Amanet fëmijët se unë ika” i kishte thënë të vëllait. Për arsyet nuk di gjë, erdha vonë. Dhe i vëllai nuk dinte asgjë si kishte ndodhur. Ishte njeri i mirë. Është një gjë enigmë.Punët e tyre i di ai që është atje. Çfarë xhelozie ai aman, ai ka qenë një njeri si të thuash pak si i sëmurë, e ka pasur një shqetësim por jo lajthitje nga truri", tha baxhanaku i tij për Ora News.