Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Një histori e bukur gushti, 7-vjeçarja me sindromën Down po ndërton karrierë në modeling

Një histori e bukur gushti, 7-vjeçarja me sindromën Down po
Një vajzë shtatëvjeçare e lindur me sindromën Down, po ndërton një karrierë të suksesshme modeling për fëmijët.

Grace Isabella Wharton nga Cheshire, ka nënshkruar vitin e kaluar një kontratë modeling, dhe deri tani ka bërë një sërë punësh të pëlqyera për gjigantët Disney dhe CBeebies.

Edhe pse ajo ka lindur me sindromën Down, ajo është e vendosur që ajo gjë të mos e pengojë atë në karrierën dhe aq më pak në jetën e saj.

Dhe pavarësisht se ka lindur me Down Syndrome, një kusht që ndikon dukshëm në aspektet themelore të jetës së dikujt, Grace është e vendosur të mos e lejojë atë të përcaktojë atë me ndihmën e prindërve të saj, Cheryl dhe John Wharton.

Nëna e saj Cheryl Wharton, 48 vjeç ka deklaruar se, vajza e saj e pëlqen të të merret me modeling.

Nëna e saj tregon momentin kur e mori vesh që e bija është me Down, dhe u shpreh që ishte e shkatërruar.

“Unë u shkatërrova në fillim, ishin 24 orë tmerri. Por të nesërmit u zgjuam dhe thamë, kjo është vajza jonë, sido që të jetë”-tregon e ëma./ I.M-Dritare.net