

Nga sezonet e kaluara kemi parë që dhe Arbana është prekur dhe ka përjetuar historitë e njerëzve që kanë marrë pjesë në “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel.
Para disa orësh moderatorja ka postuar një video, ku ka bërë bashkë pjesë të emisioneve të kaluara, dhe poshtë videos shkruan: “Nesër takimi ynë i parë për këtë vit me historitë tuaja, historitë e cdo familjeje shqiptare, sepse ju përket juve. Bëhet për ju dhe nga ju. #TëShtunat do t’i kalojmë bashkë. #DuaTëTëBëjTëLumtur nis nesër sezonin e tretë. Na ndiqni! @duatetebejtelumtur_topchannel @topchannelalbania @sidritbejleri.” Dritare.net i uron suksese historive te bukura te Arbanës./A.C/dritare.net

















