Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zyrtarizohen katër kandidatët për drejtimin e SPAK

Zyrtarizohen katër kandidatët për drejtimin e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar listën e kandidatëve që do të garojnë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, katër prokurorët që kanë paraqitur shprehjen e interesit për këtë pozicion janë:

Klodian Braho
Elvin Gokaj
Doloreza Musabelliu
Adnan Xholi
Njëri prej tyre do të zgjidhet si drejtues i ri i SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Zgjedhja e drejtuesit të ri vjen pasi më 18 dhjetor 2025 përfundon mandati aktual i kryetarit në detyrë, Altin Dumani.

Në njoftimin për mediat, KLP bën me dije se lista është hartuar pas përfundimit të afatit zyrtar dhe pas pritjes së dokumentacionit të dërguar me postë nga kandidatët. Procesi i vlerësimit dhe përzgjedhjes do të vijojë sipas procedurave ligjore në fuqi./L.F-dritare/net