Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zoti në qiell, doktori në tokë/ Ndodh mrekullia, binjaket me kokë të bashkuar ndahen pas operacionit!

Zoti në qiell, doktori në tokë/ Ndodh mrekullia, binjaket me

Nuk thuhet më kot: Zoti në qiell, doktori në tokë. Një mrekulli ka ndodhur në Izrael, ku dy vajza binjake të bashkuara me trup, kanë përfunduar me sukses një operacion që id ha atyre jetë për së dyti. Vajzat 12-muajshe u ndanë të enjten pas një operacioni 12-orësh në Qendrën Mjekësore të Universitetit Soroka në Beer Sheva. Ishte hera e parë që një operacion i tillë kryhej në Izrael, ndërsa në të gjithë botën janë 20 raste të ngjashme. Një ekip prej 50 vetash u përfshi në këtë operacion.

Zoti në qiell, doktori në tokë/ Ndodh mrekullia, binjaket me

Vajzat tani janë mirë me shëndet dhe të ndërgjegjshme. Megjithëse të ndara me trup, ato vazhdojnë të qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

"Dy ditët e para pas operacionit vërejtëm se diçka nuk shkonte me to. Ishte një moment i mrekullueshëm kur i vendosëm afër njëra-tjetrës dhe në moment, ato u ndjenë më të qeta”, thanë doktorët.

Zoti në qiell, doktori në tokë/ Ndodh mrekullia, binjaket me

Mjekët e planifikuan këtë operacion, që kur binjaket ishin ende në barkun e nënës. Më pas kur ato erdhën në jetë, i testuan dhe i ekzaminuan në mënyrë të përsëritur për të mësuar se si funksiononte truri dhe qelizat e tyre./L.F-dritare.net