Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon ambasada amerikane në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pas ndryshimit në drejtimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në deklaratën e tyre, SHBA vlerëson punën e kryeprokurorit në largim, Altin Dumani.

Po ashtu SHBA shprehet e gatshme për të vijuar bashkëpunimin me drejtuesin e ri të SPAK-ut, Klodian Braho.

"Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij shembullor si Kryeprokuror i Posaçëm i SPAK-ut. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen para përgjegjësisë të kriminelëve ka forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për të na bërë të gjithëve më të sigurt nga plaga e krimit transnacional dhe trafikimit të drogës.

Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Prokurorin e Përgjithshëm të ri Klodian Braho në rolin e tij të ri në krye të SPAK-ut", thuhet në reagim./dritare.net