
Zelensky akuzon Putinin se ka thyer “premtimin” ndaj Trump!
Dritare.net
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se “fjalët e Putinit janë në kundërshtim me realitetin”, pasi Rusia po kryen sulme të reja në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij nga Helsinki, Zelensky akuzoi Rusinë për sulmin ndaj objekteve energjitike, pavarësisht premtimit të Putinit për të shmangur objektiva të tilla për 30 ditë.
Nga ana e saj, ministria ruse e mbrojtjes akuzon Ukrainën se ka vënë në shënjestër një nga objektet e saj të magazinimit të naftës, duke e quajtur atë një “provokim të qëllimshëm”.
Ndërkohë që Putin refuzoi një armëpushim të plotë gjatë telefonatës që zhvilloi dje me Trump.
Sakaq Zelensky tha se do të komunikojë sot me presidentin amerikan për të mësuar detaje rreth telefonatës me Putinin.
SHBA tha sot se bisedimet për Ukrainën do të vazhdojnë të dielën./E.P-dritare.net

















