
Shtëpia e Bardhë: Telefonata e Trump dhe Putinit po shkon mirë
E Martë 18 Mars 2025, 17:05
Dritare.net
Zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Dan Scavino tha se telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin është duke u zhvilluar dhe "po shkon mirë".
"Përditësim: Telefonata ende në progres," tha Savino në një postim shumë të shkurtër në X.
Kjo është hera e dytë që dy liderët flasin në telefon që kur Trump u kthye në detyrë në janar.
Presidenti amerikan ka thënë se ka në plan të diskutojë me Putinin për tokën, centralet dhe ndarjen e aseteve të caktuara në Ukrainë./K.C/dritare.net

















