Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dhurata Çupi në listë të hapur: S’kemi luksin të merremi me kritika

Dhurata Çupi në listë të hapur: S’kemi luksin

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar procesin e primareve dhe listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 11 majit, ku vetë është renditur në listë të hapur.

“Jam pjesë e PD që nga fillimet e saj dhe kam hyrë në strukturat qendrore pas një vote në Këshillin Kombëtar në vitin 2009. Nuk kam asnjë zhgënjim.

Do të isha e zhgënjyer nëse nuk do të më jepej mundësia për të kandiduar, por kjo nuk ka ndodhur. Lista e PD ka figura të konsoliduara politike prej 34 vitesh, por edhe emra të rinj. Nuk kam asnjë kritikë për listën e hapur apo të mbyllur. Ne nuk kemi luksin të merremi me kritika, por duhet të jemi të gjithë bashkë dhe pranë qytetarëve. PD ka një program dinjitoz për qytetarët dhe lista e hapur është një mundësi për të garantuar përfaqësim të drejtë. Synimi është i qartë: të sjellim PD-në në pushtet dhe t’i japim fund nivelit të lartë të korrupsionit që ka mbërthyer vendin,” tha zonja Çupi në News 24./K.C/dritare.net