Na ndiqni edhe në

Bota

Telefonata me Putinin. Reagon Trump

Telefonata me Putinin. Reagon Trump

Në një postim, presidenti amerikan Donald Trump thotë se telefonata e tij me Putinin “ishte shumë e mirë dhe produktive”.

"Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm në të gjithë energjinë dhe infrastrukturën, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të pasur një armëpushim dhe një fund të kësaj lufte shumë të tmerrshme," shkruan ai.

Ai përsërit pretendimin se kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të ishte president.

"U diskutuan shumë elementë të një marrëveshjeje për paqen, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelensky do të donin ta shihnin atë luftë të përfundojë.", thotë ai. "Kjo tani është në proces. Ne, shpresojmë, për hir të njerëzimit, do ta kryejmë punën.", përfundon Trump./K.C/dritare.net