Na ndiqni edhe në

Bota

Telefonata Trump-Putin. Vjen reagimi i parë nga Rusia

Telefonata Trump-Putin. Vjen reagimi i parë nga Rusia

Pas rreth 1 orë e gjysmë Donald Trump dhe Vladimir Putin përfunduan bisedën e tyre të shumëpritur telefonike, sipas një burimi të Shtëpisë së Bardhë të raportuar për NBC News dhe CNN. Ndërsa këtë zhvillim e ka konfirmuar edhe agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Dmitry Peskov.

Tema e diskutimit mes dy liderëve nuk ishte tjetër veçse lufta në Ukrainë dhe hapat që duhen ndërmarrë për t'i bërë palët ndërluftuese të dorëzojnë armët. Tani, priten përditësime zyrtare nga Uashingtoni dhe Kremlini për të përcaktuar drejtimin që mori biseda dhe nëse u arrit ndonjë përfundim thelbësor.

Reagimi i parë pas përfundimit të telefonatës erdhi nga i dërguari special i presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev, duke thënë se “nën udhëheqjen e Presidentit Putin dhe Presidentit Trump, bota është bërë sot një vend shumë më i sigurt! Historike! Epike!", shkroi Dmitriev./K.C/dritare.net