
Pa shokët e tjerë të luftës, nuk ka pse kthehet: Mjeku tregon porositë e babait të Hashim Thaçit
E Martë 18 Mars 2025, 14:02
Dritare.net
Mjeku Adriatik Berisha që ka trajtuar babanë e Hashim Thaçit kur ai ishte i sëmurë, ka treguar detaje nga porositë e tij.
Në një prej tyre, Haxhi Thaçi kishte thënë se djali i tij Hashimi nuk ka pse të kthehet në Kosovë, nëse me të nuk janë edhe shokët e luftës.
“E kam dëgjuar duke thënë, nëse djali im kthehet. Vetëm s’ka pse kthehet, por bashkë me të edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së”, tha Berisha./L.F-dritare.net

















