
Rama në Berat, mesazh kryetarëve të bashkive: Mos ndërhyni në garë!
E Martë 18 Mars 2025, 16:04
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me kandidatët për deputetë të PS-së në qarkun e Beratit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama i dërgoi një mesazh kryetarëve të bashkive.
“Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Është liria e gjithsekujt të ketë preferencë.", tha Rama./K.C/dritare.net

















