
Pas një debati që pati me Rozanën, Gjesti ka shkuar që të bëjë thashetheme për të te Danja.
“Po më vjen inat se po i shkon Eglit nga pas, me u munduar me e nxjerrë nga kontrolli apo ndonjë gjë”, tha ndër të tjera Gjesti.
Danja i kundërpërgjigjet duke i thënë se para se të rihynte Egli në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ai përqafohej me Rozanën, tani ktheu pllakën.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Po më vjen inat se po i shkon Eglit nga pas, me u munduar me e nxjerrë nga kontrolli apo ndonjë gjë. Sa ka ardhur vajza, ndoshta akoma nuk është siç duhet. Duke i shkuar pas si halla. Si halla u bë duke shkuar te Laerti dhe Valbona, tek Egli dhe unë. Si treshe u bë.
Danja: Pse nuk ia the këtë gjë kur nuk ishte Egli? Pse sa erdhi Egli e thua këtë?
Gjesti: Hallë i kam disa herë, në treshe i kam thënë je duke u munduar të futesh. Ia kam thënë në sy Eglit e të gjithëve.
Danja: Ti ishe duke u përqafuar para se të vinte Egli, sa erdhi Egli u ktheve, le tani se më acaron nervat. Nuk je i vërtetë.
Gjesti: Po jam i vërtetë./K.C/dritare.net

















