
Marrëdhënia ime me Ramën dhe Berishën! Flet Bashkim Shehu!
Dritare.net
Bashkim Shehu tha se është i majtë, por sipas tij partia socialiste e Shqipërisë, nuk ka asnjë tipar të së majtës. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zoti Shehu, tha se nuk ka më kontakte me politikanët shqiptarë, as me Ramën, për të cilin tha se pushteti e ka ndryshuar dhe as me Berishën.
“Unë jam i majtë. Por jo me Partinë Socialiste. PS nuk ka asgjë të majtë. Ajo është një parti neoliberale si të gjithë të tjerat. Nuk ka shumë ndryshim nga PD, në këtë drejtim. Ndërsa social demokracia skandinave është komplet tjetër gjë.
Unë i kam njohur nga afër Berishën dhe Ramën. Më shumë Ramën. Me vitet Rama ka ndryshuar sepse pushteti të ndryshon. Por u bë kohë që nuk e kam takuar. Ndërsa Berishën e kam takuar në 1991 kur dola nga burgu, kur ishte lideri i opozitës. Nuk e kam takuar më dhe nuk kam pasur marrëdhënie”, tha zoti Shehu në Dritare TV./L.F-dritare.net

















