
Ismail Kadare dhe libri i fundit i Bashkim Shehut!
Dritare.net
Shkrimtari Bashkim Shehu sjell librin e tij më të ri “Merimanga dhe Pasvdekja”. Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga, në emisionin Shqip, Shehu tregon se si përfundimi i librit, përkon me ikjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
“Kur kam qenë në burg kam shkruar tregime dhe novela që janë botuar më pas. Mjaftonte të mos shkruaja gjëra haptazi që të kuptohej për çfarë bëhej fjalë. Por në kushtet e censurës shkrimtari mund të arrijë që t’i dredhojë asaj nëpërmjet metaforës që është figurë letrare. Të thuash një gjë për një gjë tjetër. Metafora më ka tërhequr gjithmonë. Shumë e përdorte dhe Kadareja në veprat e tij. Këtë libër e kam mbaruar një orë para se të merrja vesh që Ismaili kishte ndërruar jetë. Atë ditë në mëngjes pashë ato që kisha shkruar, bëra korrigjimet e fundit. Pastaj më erdhi njoftimi nga Tirana që Kadare kishte ikur nga kjo botë. Edhe Kadare ka një gjurmë në libër, një përkim me ikjen e tij.”, thotë zoti Shehu në DritareTV./K.C/dritare.net

















