
Video/ Ja si do të duket hekurudha Shkodër-Gjakovë
Dritare.net
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka postuar në Facebook një video që tregon se si do të duket hekurudha Shkodër-Gjakovë. Hekurudha do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km.
“Hekurudha Shkodër – Gjakovë do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km. Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 km. Sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro. Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike. Ky investim rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës.”, shkruan Beci./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.

















