Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Xumi reagon pasi Egli e përmendi mbrëmë në spektakël: Kokrra e manjakes

Xumi reagon pasi Egli e përmendi mbrëmë në spektakël:

Gjatë përballjes me Gjestin, Egli përmendi edhe Xum Allushin. Gjatë debatit me Gjestin, Egli tha: “Më ke dhënë shumëçka për të besuar. Ndaj ndjenjave të Xumit nuk mbaj asnjë përgjegjësi sepse ia kam prerë. Ti nuk ma ke prerë”. Kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer ish-banorit të BBVA, i cili ka reaguar menjëherë në Instagram, duke shprehur pakënaqësinë e tij me një seri postimesh ironike dhe të ashpra.

“Kur folin shumë njerëz për dinjitetin, si me fol Lul Basha për matematikën. I thonë një shprehje, nuk e la dot marmelatën me çaj jeshil. Mos ma përmendni më emrin, taksirat. Na zuri lemza. Tjetri ta ka thonë në sy 1000 herë ‘nuk kam ndjenja’ etj., etj. Ta ka prerë 1001 herë! Meqë the që s’mban përgjegjësi që ma preve mua, kështu që bohu reale, kokërr manjake, se s’e arrite dot me bo lojën dhe s’të funksionoi! Dole jashtë, pe çfarë lloj degradimi i kishe bërë vetes dhe hyre prapë për të larë reçelin me kamomil. Po unë që jam me 2 muaj pushime, a lejohet me u rikthy? Pyes për një shok… Se po u riktheva unë.”, shkruan Xumi në Instastory./K.C/dritare.net