Na ndiqni edhe në

Bota

Zbulohet telefonata mes Donald Trump dhe Zelensky-t

Zbulohet telefonata mes Donald Trump dhe Zelensky-t


Një bisedë telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky është duke u zhvilluar, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump është në Zyrën Ovale në kontakt telefonik me Zelensky-n, njoftoi Shtëpia e Bardhë. “Presidenti i Ukrainës po zhvillon një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump”, tha zëdhënësi i Zelensky, Sergei Nikiforov, para gazetarëve.

Dy liderët po komunikojnë 2 javë e gjysmë pas takimit të tyre të ashpër në Zyrën Ovale.

Ju kujtojmë se të martën Kremlini njoftoi se Vladimir Putin kishte pranuar një armëpushim tridhjetëditor të kufizuar në sulme ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa Trump bëri thirrje për një armëpushim të përgjithshëm, duke ushtruar presion të fortë ndaj Kievit për ta pranuar atë.

Në të njëjtën kohë, Putin, sipas Kremlinit, i kërkoi Donald Trump-it "përfundimin e plotë të ndihmës së huaj ushtarake dhe të inteligjencës për Kievin"./K.C/dritare.net