Na ndiqni edhe në

Bota

Përfundon telefonata mes Trump dhe Zelensky-t. Ja çfarë diskutuan!

Përfundon telefonata mes Trump dhe Zelensky-t. Ja çfarë

Ka përfunduar biseda telefonike mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky-t.

Në një postim në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se telefonata shkoi shumë mirë dhe zgjati rreth një orë.

"Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e bërë dje me Presidentin Putin, në mënyrë që të rreshtohen si Rusia, ashtu edhe Ukraina për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre. Ne jemi në rrugën e duhur”, tha Trump.

Trump u shpreh se ai ka kërkuar që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz "të japin një përshkrim të saktë të pikave të diskutuara".

Një deklaratë e mëtejshme do të publikohet "së shpejti", shtoi ai./K.C/dritare.net