Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i 13-të për të moshuarit

Qeveria miraton strategjinë 2025-2030, do të jepet pensioni i

Rreth 721 mijë pensionistë shqiptarë mund të përfitojnë së shpejti një pension të 13-të, një premtim që po kthehet në realitet me Planin e Veprimit 2025–2030 të paraqitur në kuadër të Dokumentit Politik për Moshimin. Ky plan ambicioz parashikon jo vetëm një pagesë shtesë për të moshuarit, por edhe një rritje me 50% të pensionit mesatar, i cili aktualisht për vitet e plota është rreth 350 euro. Kjo do të thotë se pensioni mesatar pritet të arrijë në rreth 525 euro në muaj, duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të standardit të jetesës për pensionistët.

Ndryshime të rëndësishme do të ketë edhe për pensionin social, i cili do të dyfishohet, nga 100 euro në 200 euro.

Sipas dokumentit, një tjetër reformë thelbësore lidhet me ndryshimin e mënyrës së indeksimit të pensioneve. Në vend të indeksimit të njëjtë për të gjithë, do të aplikohet një indeksim i diferencuar, në varësi të nivelit të pensionit. Ky mekanizëm synon të krijojë më shumë drejtësi dhe barazi në sistemin e pensioneve.

Qeveria e konsideron këtë plan si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së të moshuarve dhe një përgjigje konkrete ndaj sfidave që sjell moshimi i popullsisë në Shqipëri./K.C/dritare.net