
Festa e Kurban Bajramit/ Pamjet me dron nga falja e namazit në Durrës
E Premte 6 Qershor 2025, 10:10
Dritare.net
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë lutjeje, reflektimi dhe solidariteti.
Edhe në qytetin e Durrësit besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit.
Falja nisi në orën 06:15 në Xhaminë e Madhe, ndërsa besimtarët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin mesazhin e paqes, begatisë për çdo familje shqiptare./K.C/dritare.net

















