Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ritet e myslimanëve për Kurban Bajram!

Ritet e myslimanëve për Kurban Bajram!

Ndryshe nga Fiter Bajrami që karakterizohet me mbylljen e muajit të Ramazanit, simbolika e festës së Bajramit të dytë, është kurbani. Koha e therjes së Kurbanit fillon pas faljes së namazit të Bajramit. Besimtarët falnin namazin të gjithë bashkë në sheshe.

Nuk lejohet që kasapit t’i jepet hak pune dhe lëkura e kurbanit duhet të dhurohet, por jo të shitet. E njëjta gjë vlen edhe për mishin.

Mishi ndahet në tre pjesë: familja mban një pjesë; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Dreka e sotme shijohet me mishin e kurbanit. Një ditë para festës së bajramit, besimtarët mund të agjërojnë. Zakonisht, gatuhen ëmbëlsirat tradicionale, si ballkavaja, kadaifi apo shëndetlija.

Gjatë ditës së bajramit, besimtarët bëjnë vizita te të afërmit, gjithashtu edhe në varrezat./K.C/dritare.net