Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria ka ekip të shkëlqyer/ Trajneri serb shmang pyetjet politike para ndeshjes në Tiranë

Shqipëria ka ekip të shkëlqyer/ Trajneri serb shmang pyetjet

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka vlerësuar Kombëtaren shqiptare para përballjes së shumëpritur në Tiranë, duke e quajtur një ekip të fortë dhe të organizuar, ndërsa ka refuzuar të komentojë për marrëdhëniet politike mes dy vendeve.

Në një konferencë për shtyp, Stojkoviç theksoi:

“Shqipëria ka ekip të shkëlqyer, me lojtarë cilësorë dhe me performancë shumë të mirë kohët e fundit.”

Megjithatë, atmosfera u tensionua për një moment kur një gazetar serb e pyeti për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë në kontekstin e kësaj ndeshjeje. Reagimi i trajnerit ishte i prerë:

“Nuk mendoj për marrëdhëniet mes dy vendeve. Mos bëni pyetje të tilla! Jam këtu për futbollin.”

Deklarata e Stojkoviç vjen në prag të një ndeshjeje të ndjeshme, jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për sfondin historik dhe politik që shoqëron përballjet mes këtyre dy kombëtareve.

Ndeshja Serbi–Shqipëri do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, dhe pritet me interes të madh nga të dyja tifozëritë. Autoritetet shqiptare ndërkohë kanë marrë masa të shtuara sigurie për garantimin e një atmosfere sportive dhe paqësore./L.F-dritare.net