Na ndiqni edhe në

Sport

Mesazhi epik i Mavrajt para ndeshjes me Serbinë

Mesazhi epik i Mavrajt para ndeshjes me Serbinë

Në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet sot në orën 20:45 në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, një mesazh i fortë ka ardhur nga ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mavraj u është drejtuar futbollistëve kuqezi me fjalë të qarta dhe simbolike:
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll.”

Një mesazh që ngërthen jo vetëm një thirrje për fokus dhe sportivitet, por edhe një ndjesi krenarie kombëtare në një përballje të ndjeshme si kjo ndaj Serbisë.

Mavraj, i cili ka veshur fanellën kuqezi në 50 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, kujtohet sidomos për golin vendimtar ndaj Armenisë, që i dha Shqipërisë fitoren 2-1 dhe i siguroi 3 pikë kyçe në rrugëtimin historik drejt Kampionatit Europian.

Ndeshja e sotme pritet me interes të madh nga tifozët shqiptarë dhe pritet të ketë emocione të forta, në një sfidë që tejkalon futbollin./K.C/dritare.net