
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, sot mbledhja urgjente në KLGJ!
Dritare.net
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Mbledhja organizohet pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën.
Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ngjarja:
Kujtojmë se Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit në Apel nga Elvis Shkambi pasditen e 6 tetorit. Vrasja e tij erdhi si shkak i detyrës që Kalaja ushtronte. Në momentin që gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër xhaxhait të Elvis Shkambit, Gjon Shkambi, i cili ishte palë e tretë në një çështje për pronat, Ervis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tri herë në drejtim të tij. Të plagosur gjithashtu mbetën dhe babë e bir palë kundërshtare me Gjon Shkambin./E.P-dritare.net

















