Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas zgjedhjes së

Klodjan Braho është zgjedhur sot me 7 vota si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas përfundimit të procesit të votimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka ardhur edhe reagimi i parë ndërkombëtar.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, përgëzoi Brahon për detyrën e re, duke theksuar rëndësinë që SPAK ka në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Është një nga kërkesat kyçe për integrimin në BE. Dje theksuam se ajo që kërkonim ishte një kryetar që do të vijonte punën e SPAK, me integritet dhe pavarësi. Uroj z. Braho dhe mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim,” deklaroi Gonzato./K.C/dritare.net