Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Rama poston mesazhin e mjekëve të Infektivit: Ju lutem rrini në shtëpi!

Video/ Rama poston mesazhin e mjekëve të Infektivit: Ju lutem rrini

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka postuar në Facebook videomesazhin e mjekëve të Spitalit të Infektivit. Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të izolohen në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapet më koronavirus. Ndërkohë, Rama shkruan se, mjekët janë të alarmuar nga sjellja e papërgjegjshme e disa qytetarëve. Kryeministri u bën thirrje qytetarëve që të rrinë në shtëpi, ndryshe nuk do të kenë vend ku shtrijnë të sëmurët, dhe nuk do të ketë më vende në varreza e jo më në spitale.

“MJEKËT E INFEKTIVIT JANË TË ALARMUAR NGA SJELLJET E PAPËRGJEGJSHME TË ATYRE QË PO E SABOTOJNË KËTË LUFTË ME XHIROT E TYRE DHE ME ATO RADHAT PA RADHË, QË KTHEHEN NË MITINGJE PËR TË PËRQAFUAR ARMIKUN E PËR TA MARRË ME VETE NË SHTËPI!

KËTA MJEKË PO BËJNË HEROIZËM, NDËRSA SABOTATORËT PO BËJNË NJË TRADHËTI TË PASHEMBULLT, QË DO TË NA HAPË VARRIN PO NUK U NDAL URGJENT!

NËSE NUK RRINI TË GJITHË DREJT NË KËTË LUFTË, NUK DO KEMI KU TË SHTRIJMË TË SËMURËT DHE NUK DO KETË VEND AS NË VARREZA, JO MË NË SPITALE!”,- shkruan Rama.