Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

VIDEO/ Rita Ora ndez sheshin Skënderbej!

VIDEO/ Rita Ora ndez sheshin Skënderbej!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora mban sot një koncert falas në Tiranë, në sheshin Skënderbej.

Rita ka bërë të ditur disa orë më parë se ky koncert shkon për të gjithë, por në veçanti vajzat dhe gratë si një mundësi për të përcjellë një mesazh.


“Të paturit një koncert grash, vajzash, është shumë e rëndësishme për mua dhe patjetër jam krenare që kishim mundësi të bënim një gjë të tillë me prezencë të vajzave dhe grave. Për mua, mesazhi është përtej të paturit një koncert. Është më i thellë se aq. Prezanton shoqërinë tonë, traditat tona”.


Në koncert do të ngjiten në skenë disa nga vajzat më të talentuara shqiptare, si Kida, Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Efi Gjika./M.K/dritare.net