
Vdes nga koronavirusi ministri në Bosnjë e Hercegovinë!
E Mërkurë 29 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviç ka humbur jetën pasi gjendja e tij është përkeqësuar pas prekjes nga koronavirusi.
Një ditë më parë Bukvareviç kishte hyrë në terapi intensive, ndërsa nuk ka mundur t’i shpëtojë virusit që ka marrë qindra jetë njerëzish në mbarë globin.
Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015, ndërsa në BiH deri më tani janë infektuar se 11,000 persona, 305 prej të cilëve kanë vdekur./ I.M-Dritare.net

















