Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tubimi në Kavajë, gjobitet me 5 milionë lekë Lulzim Basha!

Tubimi në Kavajë, gjobitet me 5 milionë lekë Lulzim Basha!

Policia e Shtetit ka proceduar 24 persona të cilët ishin pjesëmarrës në tubimin që kreu i PD Lulzim Basha zhvilloi dje në Kavajë. Sipas burimeve në media mësohet se kreu demokrat është gjobitur me 5 milionë lekë. Mes të proceduarve është edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja. Në kuadër të fushatës politike për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi dje takime në qytetin e Kavajës. Ajo që u vu re gjatë takimit, ishte grumbullimi i shumë personave duke thyer kështu rregullat e vendosura në kuadër të pandemisë së Covid-19. /L.F-dritare.net