Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tragjedi në Tiranë/ 6 fëmijët po laheshin në liqen, 2 prej tyre u mbytën!

Tragjedi në Tiranë/ 6 fëmijët po laheshin në liqen, 2

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë.

6 fëmijë i janë drejtuar liqenit të Prushit, në afërsi të Vaqarrit, për të notuar. Fatkeqësisht dy prej tyre janë mbytur. Fëmijët të cilët dyshohet se janë të moshës 11 dhe 13 vjeç nuk kanë mundur të dalin nga ujërat e liqenit.

Trupat e tyre nuk janë nxjerrë ende, teksa drejt vendit të ngjarjes janë nisur polumbarët e Reneas.

Identiteti i dy fëmijëve të mitur nuk është zbuluar ende, ndërsa po merren në pyetje prindërit e tyre për të zbuluar më tepër./M.K/dritare.net