Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale në Green Coast!

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

Për të tretin vit radhazi, në shëtitoren buzë detit në Green Coast u rikthye një nga aktivitetet më të dashura të verës Panairi i Produkteve Artizanale. Këtë vit, eventi mori një frymë të re, duke gërshetuar mjeshtërinë tradicionale shqiptare me estetikën bashkëkohore, në një atmosferë që promovonte artin, kulturën dhe kreativitetin.

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

Artizanë nga e gjithë Shqipëria sollën një koleksion të përzgjedhur punimesh që përfshinin bizhuteri me gurë natyralë, qirinj dhe sapunë artizanalë, punime me dru, qeramikë e metal, tekstile të qëndisura me dorë, produkte të përkujdesjes personale dhe dekorime për shtëpinë. Çdo punim rrëfente një histori unike, një trashëgimi që vazhdon të jetojë përmes duarve të mjeshtërve të rinj e të vjetër.

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

“Ne nuk shesim vetëm punime, por ruajmë histori të tëra familjesh, teknika shekullore që duam t’i trashëgojmë brez pas brezi,” u shpreh një nga artizanët pjesëmarrës.

“Panaire si ky na japin zërin dhe hapësirën për të treguar se kultura dhe tradita jonë është shumë e bukur dhe duhet ruajtur me çdo kusht.”

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

Këtë vit në qendër të vëmendjes ishin edhe masterclass-et kreative për të rritur dhe fëmijë, si krijimi i bizhuterive me kristale, arti i makrameve dhe degustimi i vajit të ullirit.

Këto risi u mirëpritën me entuziazëm, duke u shndërruar në momente të bukura ndërveprimi, ku pushuesit patën mundësinë të përjetonin emocionin e krijimit me dorë.

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

Ky panair nuk ishte vetëm një hapësirë ku artizanët promovonin produktet e tyre, por një përvojë autentike në zemër të traditës shqiptare, që tërhoqi jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me identitetin shqiptar.

Panairi i Produkteve Artizanale është pjesë e misionit të Green Coast për të promovuar jo vetëm turizmin cilësor, por edhe kulturën, artin dhe traditën shqiptare.

Tradita shqiptare takon stilin modern në Panairin e Produkteve Artizanale

Me një program të pasur aktivitetesh, Green Coast sjell çdo vit një sërë eventesh kulturore, si Panairi i Librit, klasat e pikturës dhe poçerisë, sportet ujore, festat për fëmijë, si dhe netët me muzikë live në Shëtitoren buzë detit, në Lifestyle Center La Vista dhe në qendrën tregtare Galeria by TEG.