Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tom Doshi sulmon kryetarin e bashkisë në Shkodër: Benet Beci i infiltruar i Berishës!

Tom Doshi sulmon kryetarin e bashkisë në Shkodër: Benet Beci i

Kreu i PSD, Tom Doshi ka sulmuar kryetarin e bashkisë në Shkodër nga një takim elektoral. Doshi tha se duhet t’i kërkojnë falje Shkodrës që kanë mbështetur për kryetar Bashkie, Benet Becin, për të cilin tha se është i infiltruari i Sali Berishës. Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të pastrojë Bashkinë e Shkodrës.

“Duhet t’i kërkojmë falje Shkodrës që mbështetëm këtë njeri të marrë në krye të bashkisë, nuk e dinim që ishte i infiltruar i Sali Berishës. U garantoj të gjithë atyre që janë larguar nga puna, brenda majit, do të kthehen në punë. Më vjen keq për socialistët, që sot në listën fituese nuk ka asnjë socialist. I ka sjellë nga PD-ja nënkryetari i bashkisë që ishte. Atij i erdhi emri për të votuar në Primaret e Sali Berishës.

E kemi mbështetur PS-në dhe do ta mbështesim, por jo me njerëz që do të shkojnë pas hekurave si Benet Beci. Edhe kur të vijnë zgjedhjet e parakohshme pa PSD-në, nuk fitohet Bashkia e Shkodrës. Unë e kam mbështetur reformën në drejtësi dhe i bëj thirrje SPAK-ut të vijë të na pastrojë bashkinë se ky njeri po bën çdo ditë të këqija në Shkodër. Është bërë një Pazar, si të ishte pazar i gjësë së gjallë”, tha Doshi./E.P-dritare.net