Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Teatri, Lleshaj: Nuk e kuptoj pse Kryemadhi nuk e bëri bujë arrestimin e saj!

Teatri, Lleshaj: Nuk e kuptoj pse Kryemadhi nuk e bëri bujë arrestimin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Java” në RTSH ka folur për shoqërimin në polici të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, mëngjesin e 17 majit kur u shemb Teatri Kombëtar.

Lleshaj tha se nuk e dinte pse ishte arrestuar dhe se, nuk arrinte të kuptonte pse Kryemadhi e ka kaluar në heshtje ngjarjen.

Ka vetëm një sekuencë të filmuar kur shoqërohet kryetarja e një partie, por nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur. Nuk di asnjë arsye për shoqërimin e saj nga forcat e policisë. Jam disi i habitur. Nuk kam pasur ndonjë interes për shoqërimin e saj, sepse vetë zonja e ka kaluar në heshtje. Çudi sesi për një gazetar që sulmoi me duar tre police femra, u bë zhurmë e madhe pse u shoqërua. Ndërsa për këtë kryetare partie nuk pati asnjë protestë, asnjë sqarim, asnjë bujë në media”, tha Lleshaj./E.B-dritare.net