
Të ndahesh në Shqipëri, kushton të paktën 4 rroga minimale!
E Premte 14 Maj 2021, 17:05
Dritare.net
Avokati Idajet Beqiri sot i ftuar në ‘Java në Dritare’ tha se të ndahesh në Shqipëri, kushton të paktën 4 rroga minimale. Në total divorci në vend kushton më shumë se 100 mijë lekë të reja. Nisur nga kjo shumë gra që nuk mund ta përballojnë këtë shumë, detyrohen të qëndrojnë të martuara, duke mos pasur zgjidhje tjetër.
“Minimumi 400 mijë lekë në një zgjidhje martese i do vetëm psikologia. Avokati kërkon 800 mijë lekë të vjetra. 30 mijë lekë duhet për Gjykatën kur dorëzon padinë. Kostoja për pagat tona është e lartë. Dhe kjo ndikon shumë sidomos tek ato gratë që nuk e kanë ekonominë e mirë, të pranojnë dhunën dhe poshtërimin, sepse nuk e përballojnë këtë kosto”, u shpreh Idajet Beqiri në Dritare Tv!/L.F-dritare.net

















