Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Idajet Beqiri liston shkaqet e divorceve në vend: Të rinjtë mendojnë se martesa është vetëm marrëdhënie seksuale!

Idajet Beqiri liston shkaqet e divorceve në vend: Të rinjtë

Më shumë se një e katërta e martesave në Shqipëri po përfundojnë në divorc dhe kjo për ekspertët e fushës psikologjike dhe sociale është një kambanë alarmi. Avokat Idajet Beqiri ishte i ftuar sot në emisionin “Java në Dritare” ku listoi një pas një shkaqet që çojnë çiftet të përfundojnë në divorc. Beqiri u shpreh se martesat në moshë të re, janë ato që kryesisht përfundojnë në divorce. Ndër të tjera ai përmendi se mentaliteti i meshkujve të cilët ende e konsiderojnë femrën si një pronë dhe nga ana tjetër emancipimi i gruas, çon në zgjidhjen e martesës.

Idajet Beqiri liston shkaqet e divorceve në vend: Të rinjtë

“Shkaku kryesor për zgjidhjet e martesës i gjejmë te lidhjet e martesës. Shkaku kryesor është martesa në moshë të hershme. Martesa nuk është vetëm marrëdhënie seksuale, jo vetëm lindja e një fëmije, është një institucion që do pjekuri të mbahet. Ky është shkaku kryesor, mosha kur martohen. E dyta është mentaliteti i meshkujve, që e mendojnë gruan si pronë të tyren.

Këta burra në fakt janë më pak të punësuar. Sepse më shumë në këtë vend janë të punësuar gratë. Shumë prej këtyre burrave janë mësuar të rrinë lokaleve, pro duke qenë se gruaja është ajo që ka ekonominë, nuk i del llogaria të paguajë për pijet e bashkëshortit. Kjo situatë çon në dhunë, e më pas në divorc. Ka fenomene të tjera, si droga, alkoolizmi, që janë shqetësues për familjet tona. Gratë janë ato që më së shumti në këto vitet e fundit, kërkojnë divorcet. Sepse ato i vuajnë më shumë plagët e një martese të dobët. Por rritja e numrit të grave që kërkojnë divorc, tregon emancipim për një shoqëri. Tregon që ato janë bërë më të pavarura”, u shpreh Beqiri në Dritare Tv./L.F-dritare.net