Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Dua me pushime në shtëpi, në Shqipëri!

Foto/ Dua me pushime në shtëpi, në Shqipëri!

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga pushimet në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një pamje spektakolare të një perëndimi dielli mbi det, me mbishkrimin: "Made it home in time for this gorgeous sunset", duke treguar se është kthyer në shtëpi pikërisht në kohë për të shijuar këtë peizazh magjepsës.

Foto/ Dua me pushime në shtëpi, në Shqipëri!

Pamja që ka shpërndarë këngëtarja tregon një pishinë luksoze me pamje nga deti, natyrë të paprekur dhe ngjyrat e ndezura të perëndimit që e bëjnë skenën pothuajse përrallore. Edhe pse nuk ka treguar vendndodhjen e saktë, duket se ajo ndodhet në jug të Shqipërisë, ku shpesh kalon pushimet verore me familjen e saj.

Dua Lipa është shprehur gjithnjë krenare për origjinën e saj shqiptare dhe këtë verë duket se po e shijon sërish në atdhe, mes natyrës dhe qetësisë që ofron bregdeti shqiptar./K.C/dritare.net