Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Suksesi i madh për shqiptarët në Britani, hapet shkolla e parë shqipe në Manchester! Flet Erisa Isufaj!

Suksesi i madh për shqiptarët në Britani, hapet shkolla e

Në Manchester, Britani e Madhe, ka nisur funksionimi i shkollës shqipe, një projekt i shumëpritur për komunitetin shqiptar. Iniciatore e kësaj nisme është Erisa Isufaj, e cila e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga tregon se ideja për hapjen e shkollës ka lindur para gjashtë vitesh, si një hap për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Shkolla mban emrin "28 Nëntori", në respekt të shkollës që ajo ka ndjekur në Berat, duke pasqyruar një lidhje të ngushtë me traditat dhe kulturën shqiptare.

Erisa Isufaj thekson rëndësinë e kësaj shkolle për fëmijët shqiptarë në diasporë, të cilët shpesh ndihen të izoluar dhe pa një identitet të qartë. Kjo shkollë jo vetëm që u jep atyre mundësinë për të mësuar gjuhën shqipe, por edhe për të ndërtuar një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti.

“Kur linda djalin e pashë të domosdoshme një shkollë shqipe në qytetin ku jetoja. Kur djali po rritej, më tha që ndihej vetëm. Dhe unë aty mendova se ka edhe shumë fëmijë të tjerë që ndihen vetëm. Ndihen vetëm sepse ndihen sikur nuk i përkasin një vendi dhe nuk kanë një identitet të tyre. Nuk kanë mbështetje apo një grup personash që kanë të njëjtën origjinë. E mora përsipër duke e dashur gjuhën shqipe. Shkollës ia vendosëm emrin 28 Nëntori dhe e kam vendosur në shenjë respekti për shkollën time në Berat. Ne jemi rritur me shumë dashuri, kjo dashuri na mban lidhur me njëri-tjetrin,” – tha Erisa Isufaj për gazetaren Rudina Xhunga në “Dritare TV.” / E.P-dritare.net