Sali Berisha thirret nga SPAK për 21 Janarin. Ja kur do të pyetet!
Dritare.net

Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet të premten, në orën 10:00, në SPAK për t’u pyetur lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011, ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga plumbat e gardës së Republikës.
Kjo është herë e parë që Berisha thirret nga SPAK për t’u marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e cila prej vitesh mbetet një nga plagët më të debatueshme politike dhe gjyqësore në vend.
Ish-kryeministri është thirrur si person që ka dijeni për çështjen, dhe fletëthirrja i është dërguar në tre adresa – në banesën e tij, në Kuvendin e Shqipërisë dhe në selinë e Partisë Demokratike.
Hetimet për “krimin shtetëror të 21 janarit” janë rihapur nga SPAK, ndërsa pritet që dëshmia e Berishës të ndihmojë në sqarimin e rolit të institucioneve shtetërore në atë ditë tragjike./L.F-dritare.net