Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përparim Rama mer Prishtinën

Përparim Rama mer Prishtinën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet preliminare për garën e balotazhit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dalë fituese në më shumë komuna.

Sipas rezultateve të para, LDK-ja ka fituar në Prishtinë me Përparim Ramën, në Pejë me Gazmend Muhaxherin, në Dragash me Bexhet Xheladinin, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka arritur fitore në Mitrovicën e Jugut me Faton Pecin, në Gjilan me Alban Hysenin, në Obiliq me Halil Thaçin dhe në Fushë-Kosovë me Valon Prebrezën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar fitoren në Gjakovë me Ardian Gjinin, në Suharekë me Bali Muharremajn, në Rahovec me Smajl Latifin dhe në Klinë me Zenun Elezajn.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë fituese në Prizren me Shaqir Totajn, në Kaçanik me Sabedin Vishin dhe në Vushtrri me Ferit Idrizin.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha në një konferencë për media se rezultatet përfundimtare pritet të shpallen brenda javës së dytë pas balotazhit. Ai njoftoi se votat e diasporës pritet të nisen gjatë fillimit të javës së ardhshme.

“Sipas ligjit, votat do të nisen nesër e pasnesër, ndërsa në disa vende ku e hëna dhe e marta janë pushim, ato do të dërgohen të mërkurën. Deri në fund të javës së ardhshme shpresojmë t’i pranojmë të gjitha votat e diasporës. Me arritjen e tyre, do të fillojë numërimi dhe brenda javës së dytë shpresojmë t’i kemi rezultatet përfundimtare,” tha Radoniqi.

Në këtë mënyrë, LDK-ja ruan epërsinë në numrin e komunave të fituara në balotazhin e këtij viti./l.f-dritare.net