Na ndiqni edhe në

Bota

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon të rrëzojë vendimin që lejoi martesat mes gjinive të njëjta

Gjykata e Lartë e SHBA refuzon të rrëzojë vendimin që

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar një kërkesë për të përmbysur vendimin historik të vitit 2015, me të cilin u legalizuan martesat mes personave të të njëjtit seks në të gjithë vendin.

Kërkesa ishte bërë nga Kim Davis, ish-zyrtare në Kentaki, e cila në atë kohë kishte refuzuar të lëshonte leje martese për çiftet e të njëjtit seks, duke u mbështetur në bindjet e saj fetare.

Gjykata nuk dha asnjë koment apo arsyetim për refuzimin, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të njohur si Obergefell v. Hodges, që garantoj të drejtën e martesës për çiftet LGBTQ+ në mbarë SHBA-në.

Ky veprim i konfirmon sërish të drejtat e barabarta të martesës për personat e të njëjtit seks dhe tregon se precedenti ligjor i vitit 2015 mbetet i paprekur./dritare.net