Të gjithë sytë sot nga Uashingtoni, hidhet shorti final i Botërorit 2026
Dritare.net

Gjithçka është gati dhe tashmë pritet të mësohet vetëm ndarja e fazës së grupeve. Për herë të parë në histori, turneu do të ketë 12 grupe me nga katër ekipe, ndërsa numri total i pjesëmarrësve shkon në 48 skuadra.
Deri më tani 42 ekipe kanë siguruar kualifikimin, ndërsa gjashtë të tjera, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, do të përballen në fazën e play off-it. Edhe pse ende të pakualifikuara, këto gjashtë skuadra do të përfshihen në short.
Formati i shortit do të jetë i ngjashëm me vitet e kaluara dhe nis me ekipet e vazos së parë. Vendet pritëse e kanë të përcaktuar grupin:
Meksika në Grupin A
Kanadaja në Grupin B
SHBA në Grupin D
Skuadrat që janë koka serie shpërndahen në grupe sipas renditjes, me Spanjën dhe Argjentinën që vendosen në rrugëtime paralele, e njëjta logjikë që zbatohet edhe për çiftet Francë–Angli e më tej.
Qëllimi i kësaj metode është garantimi i një shpërndarjeje sa më të ekuilibruar dhe shmangia e përballjeve mes ekipeve më të forta në fazat e hershme. Për vazot 2, 3 dhe 4, pozicionet në grupe përcaktohen sipas skemës së rregullt të shortit.
Nëse Shqipëria dhe Kosova arrijnë kualifikimin, ato do të pozicionohen në vazon e katërt, së bashku me: Jordaninë, Kepin e Gjelbër, Kurasaon, Ganën, Haitin dhe Zelandën e Re, si edhe fitueset e katër play off-eve europiane dhe dy play off-eve ndërkontinentale./K.C/dritare.net