Na ndiqni edhe në

Sport

Presidenti i FIFA-s: Pse kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori

Presidenti i FIFA-s:  Pse kjo do të jetë Kupa e Botës më e

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar me bindje se Kupa e Botës 2026 do të vendosë standarde të reja, duke u shndërruar në eventin më madhështor në historinë e futbollit.

Gjatë ceremonisë së shortit, Infantino theksoi se audienca globale do të jetë rekord, me mbi gjashtë miliardë shikues që pritet ta ndjekin turneun, ndërsa rreth shtatë milionë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiumet e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës më e mirë në histori. Do të kemi shtatë milionë njerëz në stadiume. Gjashtë miliardë njerëz do ta shohin Kupën e Botës në shtëpi dhe kudo në botë. Është njësoj sikur të zhvillohen 104 Super Bowls brenda një muaji. Është gjigante. Sonte jemi këtu për të festuar”, u shpreh Infantino.

Botërori 2026 do të jetë i pari me 48 skuadra, duke e bërë turneun më të madh të organizuar ndonjëherë nga FIFA./K.C/dritare.net