Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9 sinjale që nuk duhet t'i injoroni!

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9

Shputat e këmbëve nuk shërbejnë vetëm për ecje, ato shpesh japin sinjale të rëndësishme për shëndetin tuaj. Dhimbja, ndryshimet në ngjyrë, ndjesitë e çuditshme apo ënjtja mund të jenë paralajmërime që trupi po përpiqet t’ju japë. Ja 9 shenja që nuk duhen neglizhuar:


1. Lëkurë e thatë dhe që çahet
Lëkura e thatë apo e skuquar shpesh lidhet me mungesë kujdesi, por mund të tregojë edhe infeksion kërpudhor. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në flluska dhe përhapje të infeksionit.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
2. Gishta të ftohtë që nuk ngrohen
Nëse këmbët janë gjithmonë të ftohta, kjo mund të lidhet me probleme të qarkullimit, hipotiroidizëm ose çrregullime të enëve të gjakut, trupi nuk po dërgon mjaftueshëm gjak në disa zona.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
3. Humbja e qimeve në gishta
Qimet në gishta tregojnë qarkullim të mirë të gjakut. Nëse vëreni se po bien, mund të jetë shenjë e dobësimit të qarkullimit. Çdo ndryshim i papritur, si qime të reja, nishane apo flluska, duhet përmendur te mjeku.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
4. Thembrat e çara
Lëkura e trashë dhe e çarë në thembra mund të jetë thjesht nga moti, por ndonjëherë lidhet edhe me probleme të tiroides. Nëse shoqërohet me shtim peshe ose ndryshime në shikim, kërkohet kontroll mjekësor. Faktorë që e përkeqësojnë situatën: qëndrimi gjatë në këmbë, ecja zbathur, dushët shumë të nxehtë, sapunët e ashpër dhe moti i thatë.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
5. Thonj të verdhë ose të trashë
Infeksionet kërpudhore janë më të zakonshmet, por nëse thonjtë mbeten të trashë dhe të verdhë për një kohë të gjatë, mund të tregojnë probleme me mushkëritë ose diabet.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
6. Aromë e fortë e këmbëve pavarësisht higjienës
Nëse larja dhe çorapet e pastra nuk e zgjidhin erën e keqe, shkaku mund të jetë hormonal ose stres që rrit djersitjen dhe ndryshon “kimikën” e trupit.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
7. Mpirje e këmbëve
Mpirja mund të vijë nga neuropatia, diabeti, dëmtimet nervore apo skiatika. Mund të sjellë edhe ndjesi shpimi gjilpërash ose dobësi. Nëse shoqërohet me marramendje, konfuzion apo vështirësi në frymëmarrje, kërkohet ndihmë urgjente.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
8. Këmbë të enjtura që nuk shpihen gjatë natës
Ënjtja e vazhdueshme (edema) mund të tregojë probleme me qarkullimin, zemrën ose veshkat. Nëse preken të dyja këmbët, zakonisht është një problem sistemik; nëse vetëm njëra, mund të jetë bllokim vene apo mpiksje gjaku.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
9. Shtim peshe dhe dhimbje në këmbë
Mbipesha rrit ndjeshëm ngarkesën mbi këmbët. Sipas APMA, shumica e personave mbipeshë raportojnë dhimbje në shputa, gishtërinj ose nyje.

Çfarë ju tregojnë këmbët për shëndetin? 9
Këmbët mund të zbulojnë probleme shumë më herët sesa analizat rutinë. Nëse vini re ndryshime të pazakonta, mos i injoroni, trupi juaj po përpiqet t’ju flasë./K.C/dritare.net